PRISHTINË, 24 janar/ATSH/- Veterania e UÇK-së, Sadete Doda-Shota është e ftuara e radhës nga Gjykata Speciale.
Lajmin e ka bërë të ditur ish-deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.
“Çlirimtarët e Kosovës krenar po përballen me betejën e fundit për Kosovën. Rreshtit Çlirimtar edhe njëherë është ftuar ti bashkohet edhe Sadete Doda-SHOTA. Ajo me datën 26.01.2021 do te paraqitet në zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë. Çlirimtarët do kthehen faqebardhe por si do jetojnë me turpin mjeranet qe deponuan dosje në Hage”, shprehet ajo.