1 450 të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

PRISHTINË, 24 janar/ATSH/- Që nga fillimi i pandemisë, 1.450 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 në Kosovë.

Numri total i rasteve pozitive nga 13 marsi i vitit të kaluar është 57.696, prej tyre 50.731 janë shëruar, ndërsa numri i i rasteve aktive është 5.515.

“Numri total i rasteve pozitive është 57.696 raste nga 218.142 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.450 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 244 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 50.731 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.515”, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK-së.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.