Skemat e Mbështetjes për Bujqësinë/ Ekonomi për ATSH-në: 13 miliardë lekë për fermerët vetëm vitet e fundit

TIRANË, 23 janar /ATSH/” Skemat e Mbështetjes për Bujqësinë 2021, fillojnë procesimin në mars 2021. Ndërsa kemi nisur skemën e mbështetjes naftë falas për bujqësinë, duke zbatuar kështu një cikël që shkon zinxhir për gjatë gjithë vitit, krahas skemave dhe programeve të tjera që financojmë për fermerët, bujqësinë dhe zhvillimin rural në tërësi të gjithë vendin”.

Kështu deklaroi Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi në një intervistë për ATSH-në, ndërsa zbardhi detaje dhe risi të kësaj Skeme të suksesshme që ka dhënë impakt në rritjen e prodhimit bujqësor vendas të eksporteve “made ia Albania” dhe përmirësimin e ekonomisë fermere.

Ekonomi tha se, “Skemat e Mbështetjes Kombëtare, janë skema që vijnë mbi bazën e studimit paraprak nga MBZHR dhe AZHBR e cila është agjencia zbatuese e tyre”.

Ministrja shpjegoi se bashkëpunimi midis këtyre dy institucioneve është shumë i rëndësishëm për faktin se AZHBR shikon vërtetë në terren sesi ka funksionuar skema paraprake, ndërsa MBZHR, piketon se ku do të jetë zhvillimi i politikave  në vijimësi.

“Për vitet 2013-2020 vlera e financimit të drejtëpërdrejtë (subvencion)  që kanë përfituar fermerët, arrin në 13 miliardë lekë, nga 6 miliardë lekë që ishte në vitet 2005-2012”,- u shpreh ministrja Ekonomi për ATSH-në.

“Kjo tregon theksoi ajo, se ne e kemi dyfishuar mbështetjen financiare për fermerët dhe numri i fermerëve që kanë përfituar në këtë periudhë (2013-2020)  ka qenë mbi 14 mijë fermerë”.

Ekonomi theksoi se, “Skemat e mbështetjes funksionojnë mbi bazën e vijimësisë së mbështetjes për sektorin, me qëllim fuqizimin e tyre. Ndaj e dhe për vitin 2020 u mendua të vijojë  Skema e Mbështetjes për Bujqësinë, për sektorët e nisur në 2019-n dhe u shtuan sektorë që u panë të domosdoshëm, të cilët nuk  përfshiheshin në programin IPARD, duke synuar kështu mbështetje për sa më shumë sektor dhe fermerë të vegjë”l.

“Edhe për vitin 2021 Skemat e Mbështetjes për Bujqësinë do të vazhdojnë të tilla,  ndërsa do të futen masa të reja që kanë të bëjnë me mbështetjen për agroturizmin dhe bletaria si masë e re në 2020, do të vazhdojë dhe për këtë vit të subvencionohet”- deklaroi ministrja Ekonomi . e.xh/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.