TIRANË, 23 janar/ATSH/ Rrëshkitja e dherave dhe masivit shkëmbor në bashkinë e Selenicës ka nxjerrë në terren prefektin e Vlorës, bashkinë dhe forcat xheniere për normalizimin sa më parë të situatës.
Kështu, prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj bashkë me forcat xheniere dhe përfaqësues të bashkisë Selenicë, ditën e sotme inspektuan vendin ku ka patur shkarje dherash dhe masivi shkëmbor.
Si pasojë e këtyre rrëshkitjeve është bllokuar rruga Bashaj-Vërmik duke rrezikuar disa banesa, është dëmtuar një stan dhe varrezat e fshatit.
Në bazë të vlerësimit të situatës në vend u përcaktuan veprimet që do të kryhen nga forcat xheniere dhe bashkia për normalizimin e situatës. /j.p/