SHBA – Procesi për shkarkimin e Trump në Senat në javën e dytë të shkurtit

UASHINGTON, 23 janar /ATSH-AFP/ – Procesi i shkarkimit të Donald Trump do të fillojë javën e dytë të shkurtit në Senat, pas transmetimit të aktakuzës kundër ish-presidentit në fillim të javës së ardhshme, njoftoi sot kreu demokrat i Senatit, Chuck Schumer.

“Pasi dosjet të jenë hartuar, prezantimi nga palët do të fillojë javën e 8 shkurtit”, u tha Chuck Schumer kolegëve të tij në Senat.

Ky program do të sjellë shtyrjen e gjyqit për dy javë, që do t’i mundësojë Dhomës së Lartë të konfirmojë më parë emërimet e e Joe Biden në qeverinë e tij paraprakisht dhe potencialisht të merret me një plan masiv të ndihmës ekonomike për të përmirësuar krizën e shkaktuar nga koronavirusi./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.