SHBA – 200 efektivë të Gardës Kombëtare të testuar pozitiv me COVID-19

UASHINGTON, 23 janar /ATSH-AA/ – Rreth 200 efektivë të Gardës Kombëtare amerikane, të cilët kishin marrë pjesë në betimin e presidentit, Joe Biden, rezultuan të prekur nga COVID-19, njoftoi sot të përditshmes amerikane “Wall Street Journal”.

“Wall Street Journal” njoftoi se zyrtarët e departamentit të Mbrojtjes, Pentagonit, i trembeshin përhapjes së virusit në vendin e punës, pas kontaminimit të rojave kombëtare.

Rreth 26 000 ushtarë të Rojas Kombëtare janë vendosur në të gjitha shtetet amerikane dhe në distriktin e Kolumbias, pas sulmit të Capitole, më 6 janar, dhe para betimit të Biden, që u zhvillua më 20 janar.

Që prej asaj kohe, imazhe kanë qarkulluar duke treguar ushtarët që nuk respektojnë distancimin social dhe nuk mbajnë, ndonjëherë, dhe maska, sipas të përditshmes./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.