Saktësimi i adresës online nga emigrantët/ Xhaçka: Shërbimi cilësor dhe në kohë ndaj qytetarëve përmes e-Albania

TIRANË, 23 janar /ATSH/ Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka bën të ditur se, për të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, saktësimi i adresës tashmë mund të bëhet online përmes platformës e-Albania, pa patur nevojën për t’u paraqitur pranë zyrave të Gjendjes Civile.
Gjithashtu çdo shtetas shqiptarë që ka një adresë të pa saktësuar mund ta saktësojë atë duke u loguar me kredencialet e tij në platformën E-Albanai, ku një nga rubrikat që shfaqet aty është edhe ajo e saktësimit të adresave.
E kënaqur që tanimë, procesi i saktësimit të adresave është lehtësuar e thjeshtuar – shprehet Xhaçka, duke theksuar se “shërbimi cilësor dhe në kohë ndaj qytetarëve, veçanërisht ndaj atyre që jetojnë e punojnë jashtë vendit, është prioriteti kryesor i punës time si Ministre për Europën dhe Punët e Jashtme”.
Sipas saj, gjithçka që duhet të bëni është të logoheni në platformën online ‘e-Albania’, ku më pas do të informoheni për të gjitha hapat tjera që duhen ndjekur.
Ministra për Europën dhe Punët e Jashtme, ka publikuar videon informuese për hapat që ndiqen në portalin e-Albania për këtë procedurë që është lehtësim, shkurton kohën për përfitimin e një sërë shërbimesh që lidhen me adresën.
Tashmë saktësimi bëhet më i lehtë se kurrë me platformën e-Albania.
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.