Parashikimi i motit, 23 janar 2020

TIRANË, 23 janar/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti për ditën e sotme parashikohet i vranët. Që në orët e para të mëngjesit, parashikohen reshje shiu të herë pas hershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Në pasdite dhe në mbrëmje, parashikohen reshje intensive në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike në zonën e jugut dhe atë të veriut.

Në zonën e Alpeve dhe relievet malore verilindore dhe juglindore, parashikohen reshje të dendura dëbore.

Parashikohet mjegull e mjegullinë lokale nga reshjet. Era do të fryjë me drejtim Jug – Jugperëndim 3-10m/sek.

Përgjatë vijës bregdetare në zonat e ulëta pranë tyre dhe zonat luginore era do të fryj intensive dhe me rrahje, me shpejtësi që arrin deri në 20-25m/s. Valëzim i forcës 6 ballë me lartësi vale 4.0-4.5m.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 8/15 re shi
Kukës 8/14 re shi/bore
Lezhë 9/15 re shi
Dibër            6/11 re shi/bore
Durrës 10/17 re shi
Tiranë 11/15 re shi
Elbasan 7/12 re shi
Berat 8/16 re shi
Vlorë 11/17 re shi
Korçë 4/10 re shi/bore
Gjirokastër 8/12 re shi
Sarandë 8/17 re shi

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.