“Opozita është e bashkuar”/ Basha: Na bashkon domosdoshmёria pёr tё larguar Ramёn

TIRANË, 23 janar/ ATSH/  Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot se Partia Demokratike ka një program të qartë dhe të zbatueshëm për qeverisjen pas 25 prillit. Ai u ndal te situata ekonomike në vend.

“Nuk ka fabrika, nuk ka investime nё fushёn e e teknologjisё sё informacionit, nuk ka investime strategjike. 70% e vendeve tё punёs tё hapura nga investime tё huaja nё Shqipёri nё kёto momente qё flasim janё akoma investime tё kontraktuara nga Partia Demokratike nё qeverisjen e saj tё fundit siç ёshtё dhe Devolli apo TAP-i apo investime tё tjera tё kontraktuara gjatё asaj kohe”, tha Basha.

Kjo, theksoi ai, ështё sigurisht njё dёshpёrim i madh dhe ka shtyrё shumё njerёz drejt mendimit se e vetmja mёnyrё pёr tё bёrё diçka pёr veten e tyre, pёr jetёn e tyre, ёshtё largimi nga vendi.

“Nё qoftё se 8 vite mё parё, 12 vite mё parё, Shqipёria arrinte t’i thithte kёto investime tё jeni tё sigurt qё me planin tonё dhe me mbёshtetjen ndёrkombёtare qё do tё kemi pas 25 prillit, ne brenda njё kohe shumё tё shkurtёr do ta normalizojmё situatёn”, shtoi ai.

“Sigurimi kryesor i programit tonё ёshtё qё shtresёn e mesme ta forcojmё, ta zgjerojmё, ta zmadhojmё. Por edhe ajo shtresё e mesme pёr shkak tё politikave të Edi Ramёs, siç ёshtё e ashtuquajtura taksё progresise, megjithëse mund të kenë rroga mbi le të themi 800 mijë lekë burrë e grua, prapë se prapë sillen vërdallë, bëjnë apo s’bëjnë dot një javë pushime në vit, kruajnë kokën dy herë, bëjnë apo s’bëjnë dot pushime me fëmijët, një javë në vit, shkojnë marrin borxh poshtë e lartë për të mbyllur muajin. Kur fëmijët u rriten e kanë të pamundur të sigurojnë pa siklet një kredi fjala bie për strehimin e tyre. Këto janë hallet e problemet e shtresës së mesme”, tha Basha.

“Vijmë tek të më të pamundurit, shikoni atë që nxjerr Banka Botërore, nuk janë statistika nuk janë shifra thjesht për t’i nxjerrë në titujt e lajmeve, ato janë dhimbje, dhimbje që unë edhe bashkëpunëtorët e mi i kemi parë me sytë tanë dhe jam i detyruar që disa prej tyre t’i shpalos edhe përmes rrjeteve sociale”, u shpreh ai.

Më tej, Basha foli edhe për opozitën e bashkuar.

“Opozita ka kalkuluar me pёrgjegjёsi tё madhe skemёn pёr tё maksimalizuar votёn. Ajo qё na bashkon tё gjithёve ne ёshtё domosdoshmёria pёr tё larguar Edi Ramёn, qё ёshtё e keqja e kёtij vendi, ёshtё dёshtimi 8-vjeçar dhe shkaku i varfёrisё dhe shkaku i krizёs sё psikologjike dhe sociale nё tё cilёn gjenden sot shqiptarёt”, u shpreh Basha.

“Ne kemi marrëveshje që opozita është e bashkuar në këto zgjedhje. Detajet në kushtet e pas 5 tetorit janë subjekt i grupeve që po punojnë intensivisht edhe të jeni e sigurt që këtu nuk ka për të pasur asnjë surprizë, përkundrazi do të materializohet vullneti ynë që së bashku t’i japim fund kësaj të keqe në 25 prill”, deklaroi Basha. /j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.