OBSH: Maskat prej pëlhure gjithmonë të efektshme

GJENEVË, 23 janar /ATSH-AFP/ – Maskat prej pëlhure vazhdojnë të jenë efikase, madje edhe përballë varianteve më të reja të koronavirusit, sepse mënyra e transmetimit është e njëjtë, deklaroi OBSH, që nuk ka planifikuar të ndryshojë rekomandimet e saj.

“Maskat prej pëlhure jo kirurgjikale mund të përdoren nga të gjithë personat nën moshën 60 vjeç që nuk kanë probleme të veçanta shëndetësore”, theksoi zyrtarja e ngarkuar me menaxhimin e pandemisë në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Maria Van Kerkhove.

“Në zonat ku virusi qarkullon, maskat duhet të mbahen edhe kur njerëzit e kanë të pamundur të mbajnë të paktën me një metër distancën nga njëri tjetri, si dhe në vendet me ajrosje jo të mirë”, shtoi ajo në një konferencë shtypi.

Gjermania dhe Austria sapo kanë vendosur maska ​​mjekësore (kirurgjikale ose FFP2) në dyqane dhe transport.

Qeveria francez kërkon nga ana e saj të mos përdoren disa maska prej përhure, si ato të bëra në shtëpi, pasi mendohet se nuk kanë filtra të mjaftueshme përballë shfaqjes së varianteve të reja më përhapëse të koronavirusit.

“Vendet janë të lira të marrin masa që ato i vlerësojnë të nevojshme”, shtoi Maria Van Kerkhove./ /ec/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.