TIRANË, 23 janarATSH/ Rikthimi i reshjeve të shiut në vend ka vendosur përsëri në gatishmëri strukturat e drejtorive rajonale të ujitjes dhe kullimit.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi bëri të ditur se po ndërhyjmë kudo ku ka probleme, ndërsa specialistët po monitorojnë nga afër situatën.
“Mbrojtja e argjinaturave dhe puna pa ndalim e hidrovoreve, mbeten prioriteti kryesor gjatë këtyre ditëve ku parashikimet e motit referuar informacioneve paraprake nga IGJEUM, priten të shoqërohen me reshje shiu intensive”, tha Ekonomi. /j.p/