Me 5 vila në vit pandemie/ Veliaj, akuza Bashës: Imagjinojini të vijnë në pushtet 

TIRANË, 23 janarATSH/ Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj hodhi akuza ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha se është bërë me 5 vila në një vit pandemie.

“Keni parë kryetar opozite që është bërë me 5 vila në vit pandemie, imagjinojini këta në pushtet”, tha Veliaj gjatë një takimi me strukturat e PS-së në Rrgozhinë.

“Do dëgjoni në këtë fushatë çudira, ku do dalim që kemi qenë shokë çerdheje me Eskobarin. Strategjia e Saliut ka qenë përça dhe sundo. I ka funksionuar në vitet ‘90. Hidhte helmin e vet, përçante veriun dhe jugun , por tani shqiptarët kanë parë botë me sy, dinë çfarë janë lajmet e rreme. Ata mund të marrin portale, ata mund të paguajnë rrjetet sociale që vënë gjoba, ata mund të bëjnë çfarë të duan. Por ne socialistët jemi të fokusuar te kutia e votimit  për mandatin e tretë”, tha Veliaj.

Veliaj po ashtu akuzoi opozitën se po merr prokurorë dhe gjyqtarë, që i ka përzënë Vetingu dhe janë objekte të OFL-së, për t’i futur në Parlament.

“Nuk mund të ketë forca politike që në vitin 2021 marrin prokurorë dhe gjyqtarë, që i ka përzënë Vetingu dhe janë objekte të OFL-së, e na i sjellin për t’i futur në Parlament”, shtoi kryebashkiaku i Tiranës. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.