Lushnjë-Fier/ 2 800 tonë produkte bujqësore u eksportuan në javën e tretë të janarit 

TIRANË, 23 janar/ATSH/ 132 trajlera me rreth 2 800 tonë produkte bujqësore në total u eksportuan gjatë javën së tretë të muajit janar 2021, nga qendra kryesore e grumbullimit bujqësor Lushnjë-Fier, drejt 9 shteteve të Bashkimit Europian dhe vendeve të rajonit.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë kësaj periudhe, kanë dominur eksportet e agrumeve që kanë zënë 65% të totalit të eksporteve bujqësore, për të vijuar me bimët mjekësore, perimet dimërore të sezonit dhe frutat e pyllit (gështenja,arra, lajthi etj).

Ekspertët shprehet se ka vijuar edhe gjatë kësaj periudhe eksportin e perimeve në sera ndonëse janë në fund të prodhimit dhe sasia ka qenë e vogël, por krahasuar me po të njëjtin sezon, vitet e kaluara kur ishte mbyllur esksporti i këtyre kulturave, si domate spec dhe tranguj, këtë vit eksporti i tyre ka zgjatur deri thuajse në fundin e muajit janar 2021.

Sipas tyre, fermerët po kultivojnë prodhime të orientuar nga kërkesa e tregut ndaj dhe eksportet vijojnë trendin e rritjes së qendrueshme. e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.