Google kërcënon me heqjen e motorit të kërkimit në Australi

KALIFORNI, 23 janar /ATSH-AA/ – Kompania Google ka kërcënuar se do të tërheqë motorin e saj të kërkimit në Australi për shkak të polemikave me ligjin e propozuar për media në vend.

Në seancën dëgjimore të Senatit, drejtoresha menaxhuese e kompanisë Google në Australia dhe Zelandë të Re, Mel Silva, argumentoi se ligji i propozuar për media është i pazbatueshëm në formën e tij aktuale dhe se nëse drafti i kodit kthehet në ligj, ai do të prek jo vetëm kompaninë Google, por edhe publikuesit e vogël, kompanitë dhe miliona australianë që përdorin shërbimet e saj çdo ditë.

“Të lidhur me rrezikun e pamenaxhueshëm financiar dhe operacional nëse ky version i Kodit kthehet ligj, nuk do të na japë zgjidhje tjetër përveç ndalimit të ‘Googe Search’ në Australi”, u tha Silva ligjvënësve.

Ajo u paraqit para Komitetit të Legjislacionit Ekonomik të Senatit, i cili në një seancë dëgjimore publike shqyrton rregulloren e re të propozuar, Kodin e Marrëveshjeve për Mediat e Lajmeve.

Në prill të vitit të kaluar, Australia zbuloi planet për të detyruar gjigandët e teknologjisë të paguajnë mediat për përmbajtjet e tyre.

Të martën, edhe SHBA kërkoi nga Australia të tërhiqet nga ligji i saj i propozuar kundër kompanive Facebook dhe Google.  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.