TIRANË, 23 janar /ATSH/ Ministria e Brendshme njofton qytetarët se të gjitha zyrat e aplikimit për karta ID dhe pasaporta janë të hapura edhe sot, 23 janar 2021.
Ministria e Brendshme fton qytetarët që u ka përfunduar afati i vlefshmërisë së kartave të identitetit, të kryejnë sa më parë procedurat për rinovimin e saj.
Sipas Ministrisë së Brendshme, zyrat e gjendjes civile janë në shërbim të qytetarëve dhe gjithashtu do të jenë të hapura të shtunave, duke krijuar kështu lehtësira për çdo shtetas që ka nevojë për rinovimin e dokumenteve të identitetit. e.xh/