Edhe ”Old Trafford” shndërrohet në qendër vaksinimi

LONDËR, 23 janar /ATSH/ – Stadiumi legjendar ”Old Trafford” ka vënë në dispozicion ambiente që janë shndërruar në qendra vaksinimi antiCovid-19, njofton media britanike.

Sipas BBC, një vendim qeveritar përcaktoi të gjitha këto qendra sportive, që ndodhen në  Londër, Newcastle, Manchester, Birmingham, Bristol, Surrey dhe Stevenage.

”Shtatë qendrat e përmendura janë – Ashton Gate Stadium, Bristol, London’s Excel Center, Manchester Tennis and Football Centre, Robertson House, Stevenage, Epsom Downs Racecourse, Surrey, Millennium Point në Birmingham dhe Newcastle’s Center for Life”, shkruan bristol.co.uk.

”Ndërkohë, një qendër vaksinimi masiv kundër koronavirusit u hap edhe në qendrën e tenisit ‘Etihad’ në Mançester. Aty do të vaksinohen personat mbi 80 vjeç”, shkruan eveningnews.co.uk.

”Gjithçka do të operohet nga NHS me mbështetjen e Këshillit të Qytetit të Manchesterit, klubit të futbollit të Manchesterit, ushtrisë dhe vullnetarëve”, shton gazeta./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.