Denaj në Sarandë: Rreth 32% e të diplomuarve, u punësuan brenda një kohe të shkurtër

TIRANË, 23 janar /ATSH/ Arsimi profesional, po luan një rol kyç në punësimin e të rinjve në shumë sektorë të ekonomisë.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, solli sot shembullin e shkollës së mesme profesionale “Antoni Athanas”, në Sarandë, ku vetëm gjatë viteve të fundit, 32% e të diplomuarve në drejtimet: Hoteleri – Turizëm dhe Ekonomi – Biznes, janë punësuar në biznese të ndryshme që operojë në këtë zonë, ose kanë nisur vetë. një sipërmarrje të re.
Gjatë vizitës në Sarandë, Ministrja Denaj zhvilloi një vizitë në shkollën e mesme profesionale “Antoni Athanas”.
“Vizitova mjediset ku 174 nxënës studiojnë në drejtimet: Hoteleri – Turizëm dhe Ekonomi – Biznes. Në 5 vitet e fundit kemi investuar për krijimin e kushteve bashkëkohorë të mësimdhënies dhe në trajnimin e stafit pedagogjik”- shprehet Denaj.
Ministrja Denaj tha se, rreth 32% e të diplomuarve të rinj e të reja, janë punësuar brenda një kohe shumë të shkurtër.
“Nga viti 2020 janë lidhur 23 marrëveshje me biznese të ndryshme, ku nxënësit kryejnë praktikat profesionale”, -deklaroi nga Saranda ministrja Denaj.
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.