COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 3513 testime, 489 të shëruar, 786 raste të reja dhe 7 humbje jete në 24 orët e fundit

TIRANË, 23 janar/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi mbi të dhënat për situatën e COVID-19 në 24 orët e fundit.

“Janë kryer 3513 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 786 qytetarë, 291 raste në Tiranë, 55 në Vlorë, 39 në Elbasan, 33 në Durrës, 25 në Kavajë, nga 24 raste në Krujë, Fier, 19 në Kurbin, 18 në Lezhë, nga 17 raste në Shkodër, Kukës, Lushnje, nga 14 raste në Kamëz, Mat, nga 13 raste Pogradec, Sarandë, 12 në Dibër, nga 10 raste në Korçë, Berat, Kuçovë, 9 në Shijak, nga 8 raste në Mirditë, Gjirokastër, nga 7 raste në Ura Vajgurore, Divjakë, 6 në Librazhd, nga 5 raste në Tepelenë, Belsh, Gramsh, nga 4 raste në Has, Delvinë, Skrapar, Cerrik, nga 3 raste në Mallakastër, Roskovec, Memaliaj, Kolonjë, Patos, nga 2 raste në Rrogozhinë, Përmet, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Prrenjas, Vorë, Maliq, Poliçan, nga 1 rast në Tropojë, Bulqizë, Peqin, Klos”, bën të ditur MSHMS.

Në 24 orët e fundit, sipas MSHMS, janë shëruar 489 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 43,384 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 271 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 7 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Kruja, të moshave 53- 83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”, thuhet në deklaratën e MSHMS.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të.

Gjithashtu, u kërkon qytetarëve të telefonojnë në numrin unik 127 të Urgjencës Kombëtare kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (23 Janar 2021)
Raste të reja ditore 786
Të shëruar në 24 orë 489
Të shtruar në spitale 271
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 3513

Testime totale 331,287
Raste pozitive 71,441
Raste të shëruara 43,384
Raste Aktive 26,747
Humbje jete 1310

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 15654
Fier 1975
Durrës 1502
Shkodër 1341
Elbasan 1113
Vlorë 1049
Lezhë 1000
Korçë 893
Berat 798
Gjirokastër 529
Dibër 486
Kukës 407

/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.