TEHERAN – Zarif: Biden të heqë pa kusht sanksionet kundër Iranit

TEHERAN, 22 janar /ATSH-AFP/ – Qeveria e re amerikane duhet të heqë pa kusht sanksionet e vendosura nga Donald Trump kundër Iranit, nëse dëshiron të shpëtojë marrëveshjen bërthamore, theksoi kreu i diplomacisë iraniane, Mohammad Javad Zarif, në një artikull të publikuar në revistën amerikane “Foreign Affairs”.

Para gjithçkaje, qeveria e Joe Biden duhet të heqë pa kushte të gjitha sanksionet e vendosura kundër Iranit që prej ardhjes në pushtet të Trump”, shkruan ai në këtë artikull të publikuar sot.

Në 2015, Republika Islamike e Iranit dhe Grupi i gjashtë vendeve (Kinë, SHBA, Francë, Britani e Madhe, Rusi dhe Gjermani) arritën në Vjenë një Plan Veprimi Global të përbashkët (PAGC) i përqendruar në zgjidhjen e çështjes bërthamore iraniane pas 12 muajve tension./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.