Qendra e re shëndetësore në Rrogozhinë/ Banorët: Kushtet janë optimale

TIRANË,  22 janar/ATSH/ Qendra e re shëndetësore në Rrogozhinë, e rindërtuar me standardet më të mira, me programin kombëtar të Rindërtimit të 300 qendrave shëndetësore ofron tashmë shërbim më të mirë për 14 mijë banorë.

“Punë, jo gjumë”, thekson Kryeministri Edi Rama teksa publikoi sot pamje nga kjo qendër shëndetësore.

Një infermiere shprehet se “tani është bërë shumë e bukur dhe me kushte shumë të mira”.

Ndërsa banorët thonë se “nuk ka qenë me këto kushte ka qenë e rrënuar. Me rregullimin e qendrës shëndetësore kushtet janë më optimale dhe më të mira për të punuar”.

Një mjeke pranë kësaj qendre shprehet se “tani plotësohen të gjitha kushtet që pacientët kishin nevojë”.

Qendra Shëndetësore e Rrogozhinës është e pajisur me 2 autoambulanca me të gjitha kushtet, ndërsa personeli infermieror është plotësuar me infermierë të rinj nga portali “Infermierë për Shqipërinë”.

/k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.