Parashikimi i motit, 22 janar 2021

TIRANË, 22 janar/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme, moti parashikohet i vranët me intervale të herë pas hershme dhe të shkurtra kthjellimi.

Parashikohen reshje shiu të herë pas hershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar dhe në formën e shtrëngatave, në zonën e jugut dhe atë të veriut. Në zonën e Alpeve, parashikohen reshje të dendura dëbore.

Do të ketë mjegull e mjegullinë lokale nga reshjet. Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim 3-10m/sek. Përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulëta pranë tyre dhe zonat luginore parashikohet era intensive dhe me rrahje dhe shpejtësi që arrin deri në 15-20m/s. Valëzim në det do të jetë i forcës 4 ballë me lartësi vale 1.2-2.5m.

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 4/13 re shi
Kukës 2/7 re shi
Lezhë 6/12 re shi
Dibër 0/7 re shi
Durrës 6/15 re shi/diell
Tiranë 5/16 re shi/diell
Elbasan 5/14 re shi/diell
Berat 1/15 re shi/diell
Vlorë 7/17 re shi
Korçë -1/5 re shi
Gjirokastër 2/13 re shi
Sarandë 8/17 re shi

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.