Menaxhimi i financave publike/ Denaj: Synojmë ulje të borxhit dhe rritje të të ardhurave

TIRANË, 22 janar/ATSH/ Ministria e Financave dhe Ekonomisë zhvilloi sot takimin e 13-të të Komitetit Drejtues të Menaxhimit të Financave Publike, ku u diskutua mbi sfidat dhe problemet e shkaktuara nga tërmeti që goditi Shqipërinë, si edhe nga pandemia COVID-19.

“Me mbështetjen e Projektit të Asistencës Teknike të Bashkimit Europian synojmë një buxhet më të mirëbalancuar dhe të qëndrueshëm, një raport të ulur të borxhit përmes kontrollit dhe menaxhimit më të fortë financiar, të lidhur ngushtë me politikat e qeverisë”, u shpreh ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj.

Denaj vlerësoi edhe kontributin e dhënë nga partnerët për zhvillim dhe integrim në mbështetje dhe nxitje të zbatimit të reformave, në fushën e menaxhimit të financave publike.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.