KOPENHAGË – Danimarka ndalon fluturimet nga EBA

KOPENHAGEN, 22 janar /ATSH-AA/ – Ministria e Transportit të Danimarkës ka njoftuar pezullimin e të gjitha fluturimeve të pasagjerëve nga Emiratet e Bashkuar Arabe.

Ministria daneze theksoi se ”vendimi buron nga dyshimet se testet e koronavirusit të ri (COVID-19) të marra nga pasagjerët para se të lëshojnë Dubain nuk janë të besueshme”.

Ministri i Transportit, Benny Engelbrecht tha se ”udhëtarët që vijnë nga Dubai janë diagnostikuar me llojin e ri të koronavirusit dhe vendi do të hetojë saktësinë e rezultateve të kryera në Emiratet e Bashkuara Arabe”.

Vendimi efektiv që nga 9 janari kërkon nga pasagjerët që udhëtojnë në Danimarkë të posedojnë test negativ ndaj virusit jo më të vjetër se 24 orë.

Të mërkurën, qeveria daneze vendosi zgjatjen e bllokimit të koronavirusit deri më 7 shkurt për shkak të shqetësimeve mbi llojin e ri të koronavirusit. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.