NJU JORK, 22 janar /ATSH-DPA/ – Ceremonia e betimit të presidentit amerikan, Joe Biden u shikua nga mbi 30 milionë persona, sipas të dhënave fillestare të ”Nielsen”, dhe ka të ngjarë të tejkalojë mesataren për ceremoninë e Donald Trump 2017.
Totali i kombinuar për kanalet kabllore të lajmeve CNN, MSNBC dhe Fox News dhe rrjetet e transmetimit ABC, CBS dhe NBC është 29,6 milionë, më i madh se shifra e ceremonisë së Trump, e cila mesatarisht kishte 28 milionë spektatorë.
Numrat e Biden ka të ngjarë të kenë marrin një shtytje pasi më shumë njerëz ishin në shtëpi dhe të gatshëm ta shikonin, ndërsa pandemia Covid-19 po mban ende të mbyllura shumë vende pune dhe shkolla.
CNN, sipas burimeve, kishte numrin më të madh të shikuesve me një mesatare prej 7,7 milionësh gjatë pesë orëve.
ABC ishte e dyta me 5,37 milionë shikues, e ndjekur nga MSNBC (5,32 milionë); NBC (4,7 milionë); CBS (4,1 milionë) dhe Fox News (2,2 milionë).
Për CNN, ajo ishte ceremonia e hapjes më e shikuar në historinë 40-vjeçare të rrjetit./ /os/