“Sot edhe si pasuri të hipotekuara në varësi të bashkive, pyjet duhet të jenë sipërfaqe prodhuese. Të administrojmë pyjet si një e ardhur e rëndësishme e bashkive pasi kjo pasuri e madhe nuk duhet të shihet vetëm si akses për ngrohjen e popullatës. Bashkitë si pronarë të pyjeve, duhet të shfrytëzojnë dhe administrojnë ato si asete të rëndësishme kombëtare që duhet të jenë më shumë të përfshira në projektet e përbashkëta rajonale dhe europiane duke ardhur më shumë në vëmendje të investitorëve”, u shpreh Klosi.
Ministri theksoi se “pyjet janë një aset europian dhe ne po synojmë politika të njëjta me vendet europiane, në kuadër përafrimit me BE-në për kapitullin e pyjeve”.
Ministri vuri në dukje se, megjithëse një viti i vështirë 2020 për shkak të pandemisë, bashkitë në të gjithë vendin nuk e ndanë procesin e pyllëzimit, pasi shtimi i sipërfaqeve të gjelbëruara janë bërë pjesë e jetës komunitare në çdo kohë dhe me të gjitha varietete e pemëve.
“Janë shtuar 20 milionë e 200 mijë pemë të reja gjatë viteve të fundit. Bashkëpunimi me AZHBR dhe projektet e Ministrisë së Bujqësisë kanë nxitur pyllëzimin përmes projekteve rurale dhe mbështetjeve financiare, bashkë me projektet në agroturizëm. Ne ia kemi dale të shtojmë sipërfaqet me pyje në të gjithë vendin”, tha ai.
“Investimet në sektorin e pyjeve kanë qenë të shtrira me tre projekte të rëndësishme, tha Klosi, ndërsa nënvizoi se “Mos organizimi i pyjeve në administrimin e bashkive dhe mos pasja e një hipotekimi të tyre ka qenë shkak që janë lënë në harresë vitet më parë”, tha ministri.
Sipas tij, ligji i ri, i përcakton pyjet pasuri dhe ndan raportin midis pyjeve private, në Zonat e Mbrojtura dhe pasuri e shtetit.
Synojmë të krijojmë Agjencinë e re në kuadër të ligjit të ri, që do të nxisë kthimin e pyjeve në pasuri ekonomike dhe modelet për shfrytëzimin e tyre në format më gjithëpërfshirëse, u shpreh ai.
Klosi theksoi se “në kuadër politikave që kemi ndërmarrë për zhvillimin e pyjeve kemi shtuar në 400 ha sipërfaqen e pyllëzuar në nivel kombëtar kemi rehabilituar 6 mijë ha pyje të dëmtuara dhe 3 mijë ha janë në process rehabilitimi ndërsa arrin në mbi 5 milionë numri i pemëve të reja. Ndërsa 420 ha pyje janë shtuar përmes projektit të granteve nga AZHBR”.
Ministri tha se “për herë të parë kemi bërë inventarizimin e plotë të pyjeve në shkallë vendi dhe kemi statistika të reja dhe vizion të artë për t’i bërë pyjet pasuri të vërtetë kombëtare përmes politikave të reja aktive reja, ndër të cilat bën pjesë dhe masterplani 10-vjeçar për zhvillimin, mbrojtjen e pyjeve dhe shtimin e pyjeve për mbrojtjen nga erozioni”.
Ai solli shembullin e investitorëve të huaj që kanë një pikë të rëndësishme krahas zhvillimit të projekteve strategjike në ekonomi edhe shtimin e pyllëzimit.
Ndërsa theksoi se me ligjin e ri do të krijohet Këshilli Kombëtar për Pyjet, ku zëri i shkencëtarëve do të jetë faktor në politikat që do të udhëheqin këtë sektor, për rritjen e të ardhurave në ekonomitë e bashkive, rritjen e punësimit dhe më shumë vepra publike për qytetarët. e.xh/r.e/