Veterinerët në sektorin publik dhe privat, anëtarësim pranë Urdhrit Profesional Veterinar

TIRANË, 21 janar /ATSH/ Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi zhvilloi sot një takim pune me drejtuesin e Urdhrit Profesional të Mjekut Veterinar, Ymer Elezi dhe drejtoreshën e përgjithshme të Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, Tana Kika.

“Gjatë bisedës diskutuam për mundësitë e forcimit të angazhimit të përbashkët në edukimin e vazhduar profesional të mjekut veterinar”, u shpreh Ekonomi.

“Ramë dakord që, të gjithë mjekët e shërbimit veterinar që punojnë në sektorin publik dhe privat, të anëtarësohen pranë Urdhrit Profesional Veterinar, me qëllim konsolidimin e kapaciteteve dhe fruteve të trajnimit profesional”, theksoi ministrja. e.xh/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.