Spahia: Komiteti i Ekspertëve shkel masat antiCOVID

TIRANË, 21 janar /ATSH/ Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia denoncoi sot atë që e cilësoi si një rast të shkeljes së masave antiCovid

“Para partisë nuk venë asgjë! Shkelin edhe rregullat që vetë predikojnë! Kjo është kryetarja e komitetit të ekspertëve, Mira Rakacolli në rresht të parë në një takim partie, bashkë me Elona Gjebrean, duke shkelur masat antiCovid që ka urdhëruar vetë”, tha Spahia.

“E turpshme sesi qytetarët i mbysin në gjoba, opozitën e godasin, ndërsa vetë injorojnë ligjin”, tha ai, duke shtuar se “ky është shteti që ka ndërtuar Rama. Për vete kulaçin, për qytetarët kërbaçin”.

“Është e pafalshme që kryetarja e komitetit të ekspertëve për pandeminë Covid-19, të shkelë e para rregullat, për hir të partisë! Nëse një qytetar që shkel rregullat antiCovid gjobitet! Kur i shkelin këta, fshehin faktet duke fshirë fotot!”, nënvizoi Spahia. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.