SHBA – Biden bisedime me aleatët për programin bërthamor iranian

UASHINGTON, 21 janar /ATSH-DPA/ – Presidenti i SHBA Joe Biden do t’i drejtohet çështjes bërthamore iraniane për kufizimin e programit bërthamor të Teheranit gjatë konsultave me aleatët, deklaroi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

“Presidenti e bëri të qartë se ai beson se përmes diplomacisë, SHBA do t’i adresohen çështjes bërthamore iraniane dhe çështjeve të tjera shqetësuese”, theksoi Psaki gjatë konferencës së saj të parë për shtyp si sekretare për shtypin e Shtëpisë së Bardhë.

“Irani duhet të rifillojë t’u bindet kufizimeve bërthamore sipas marrëveshjes”, shtoi ajo.

Marrëveshja e vitit 2015 midis Iranit dhe fuqive të mëdha botërore, e quajtur gjithashtu JCPOA vendosi kufizime në programin bërthamor të Teheranit në këmbim të heqjes së sanksioneve ndërkombëtare.

Por, pasi presidenti i SHBA Donald Trump tërhoqi në mënyrë të njëanshme Uashingtonin nga marrëveshja dhe nisi një fushatë sanksionesh kundër Iranit, vendi ka shkelur marrëveshjen gradualisht. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.