Schwarzenegger: Vaksinohuni!

KALIFORNI, 21 janar /ATSH-DPA/ – Aktori i njohur i “Terminator”-it, njëkohësisht ish-guvernatori i Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger, ka kryer vaksinën kundër koronavirusit.

Ylli 73-vjeçar i Hollywood-it postoi një video në Twitter, ku ai shihet i ulur në karrige në një qendër vaksinimi në Los Angeles, në ”Dodgers Stadium”.

“Sot ishte një ditë e mirë. Unë kurrë nuk kam qenë kaq i lumtur të pres në radhë. Nëse kualifikoheni, bashkohuni me mua dhe regjistrohuni për të marrë vaksinën tuaj. Ejani me mua nëse doni të jetoni!”, shkroi ish-guvernatori i Kalifornisë në Twitter.

Schwarzenegger, një republikan, ishte guvernator i Kalifornisë nga 2003 deri në 2011. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.