Rindërtimi pas tërmetit/ Përfundon shkolla e parë e financuar nga donatorët

TIRANË, 21 janar/ATSH/ Shkolla profesionale “Hysen Çela”, në Durrës, pjesë e projektit “EU4Schools” të Bashkimit Europian në kuadër të procesit të Rindërtimit, në zbatim nga UNDP, është gati për të mirëpritur 1370 nxënës në ambientet e reja.

Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj deklaroi sot se shkolla është gati dhe ofron kushtet më optimale të mësimit dhe sipas parimeve “Building Back Better”, të sigurisë, rezistencës ndaj tërmetit, aksesibilitetit, eficiencës energjetike etj.

Në 11 bashkitë e prekura nga tërmeti i fortë që goditi vendin tonë mëngjesin e 26 nëntorit të vitit 2019 po rindërtohen 158 shkollat e dëmtuara.

Ahmetaj solli pamje të shkollës “Hysen Çela” të shkatërruar nga tërmeti si dhe foto të trasformimit të saj sot.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.