TIRANË, 21 janar/ATSH/ Qendra Shëndetësore Vorë përgënjeshtroi sot akuzat e Lëvizjes Socialiste për Integrim lidhur me mungesën në magazinën e kësaj qendre të masave mbrojtëse për personelin shëndetësor.
Në përgjigje të akuzave të koordinatorit të LSI-së, Vojo Bregu, Qendra Shëndetësore Vorë bëri publike gjendjen në magazinën e qendrës shëndetësore ku shihet stoku i pajisjeve mjekësore për personelin shëndetësor.
Koordinatori i LSI-së, publikoi sot një letër të mjekëve dhe infermierëve të Vorës për Ministren e Shëndetësisë, ku sipas tij ankohen se nuk kanë doreza, maska e dezinfektantë.
Por, Qendra Shëndetësore Vorë shprehet se në magazinën e qendrës ndodhen një sërë pajisjesh mjekësore për personelin shëndetësor. /k.s/r.e/