Mirëmbajtja e linjave të energjisë/ 100 specialistë në terren, 300 mjete në gatishmëri

TIRANË, 21 janar /ATSH/ Operatori i Sistemit të Trasmetimit të energjisë elektrike (OST) bën të ditur se pavarësisht motit të përkeqësur me reshje intensive të shiut, reshje të dendura dëbore e temperatura të ulëta, që kanë përfshirë vendin gjatë 20 ditëve të para të muajit janar, grupet e punës kanë kryer rregullsht mirëmbajtjen e linjave të transmetimit për të garantuar, furnizimin me energji normalisht për të gjithë abonentët, në të gjithë vendin.

OST informon se gjatë muajit janar 2021 janë riparuar 9 linja të dëmtuara nga moti i përkeqësuar.

Ndërkohë që 100 specialistë të energjisë janë të angazhuar në terren dhe 300 janë në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo rast që paraqitet nevoja. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.