Meta përkujton Rugovën: Angazhimi dhe vizioni euroatlantik për Kosovën shembuj të patundur frymëzimi

TIRANË, 21 janar /ATSH/ Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përkujtuar sot ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova.

Meta ka cituar Ibrahim Rugovën i cili thoshte se, “vizioni im është, që të kemi një Kosovë të pavarur, demokratike, me një shoqëri politikisht tolerante dhe me një ekonomi solide, e integruar në BE dhe NATO, si dhe të vazhdojmë marrëdhëniet tona të mira me SHBA”.

“Angazhimi i tij jetësor për zgjimin kombëtar, vizioni euroatlantik për Kosovën Republikë, për paqen, lirinë, stabilitetin, demokracinë dhe bashkëjetesën në rajon, mbeten shembuj të patundur frymëzimi për t’i shërbyer me përkushtim, dinjitet dhe krenari çështjes shqiptare. Ëndrra e Presidentit Rugova vazhdon”, ka theksuar Meta. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.