ITALI – Lagarde: Vaksinimi kundër COVID-19 etapë e rëndësishme, por ende të rrezikuar

ROMË, 21 janar /ATSH-ANSA/ – Fushata e vaksinimit është një etapë e rëndësishme për të mundur pandeminë e COVID-19, deklaroi presidentja e BQE-së, Christine Lagarde.

“COVID-19 vazhdon të përbëjë rrezik serioz për ekonominë dhe një kontraktim i PBB-së pritet në tremujorin e katërt”, theksoi ajo duke shtuar se rajoni po drejtohet drejt një recesioni të dyfishtë.

“Pasiguritë mbeten të larta dhe ekonomistët presin gjithnjë e më shumë që prodhimi të ulet sërish këtë tremujor për shkak të rritjes së kufizimeve, të vendosura nga qveritë për të luftuar kundër rrtijes së infektimeve me COVID-19”, nënvizoi presidentja e BQE-së, Christine Lagarde gjatë konferencës që u zhvillua pas këshillit administrativ. / /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.