GREQI – OAEDH: Pandemia rriti ndjeshëm papunësinë

ATHINË, 21 janar /ATSH-ANA/ – Papunësia e regjistruar në Greqi ishte 1 181 296 persona në dhjetor 2020 nga 1 153 434 në muajin nëntor (një rritje 2,42%).

”Ndërkohë në dhjetor 2019 kishte 1 128 421 të papunë dhe krahasuar me dhjetorin 2020 ka një rritje prej 4,69%”, deklaroi Autoriteti grek i Punësimit, OAEDH.

Numri i të papunëve të regjistruar që kërkojnë punë ishte 1 133 432 në dhjetor të 2020, nga të cilët 560 567 (49,40%) ishin të papunë afatgjatë, ku 422 487 ishin burra (37,28%) dhe 710,945 (62,72%) gra.

Numri i të papunëve që nuk kërkojnë punë ishte 47 864 në dhjetor 2020.

Numri i personave që marrin përfitime të papunësisë ishte 202 504 në dhjetor, nga të cilët 87 841 burra dhe 114 663 gra./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.