COVID-19 – Portugalia mbyll shkollat për 15 ditë

LISBONË, 21 janar /ATSH-AFP/ – Portugalia do të mbyllë shkollat për 15 ditë, në përpjekje për të frenuar shpërthimin e rasteve me COVID-19, njoftoi sot kryeministri, Antonio Costa duke shprehur shqetësim për një progres të variantit britanik të COVID-19 dhe shpejtësisë së transmetimit.

“Parimi i parandalimit kërkon që ne të ndërpresim të gjitha veprimtaritë mësimore për pesëmbëdhjetë ditët e ardhshme”, deklaroi kreu i qeverisë socialiste pas një këshilli ministrash.

Përballë progresit të koronavirusit autoritetet kanë vendosur të fillojnë fushtatat e depistimit masiv në shkollat në zonat më të prekura./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.