Bardhi: Lista e plotë e kandidatëve të PD-së, sipas afateve ligjore të Kodit Zgjedhor

TIRANË, 21 janar/ATSH/ Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi u shpreh sot se lista e plotë e kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit do të kalojë në këshillin dhe në kryesinë e PD-së sipas afateve ligjore që parashikon Kodi Zgjedhor.

“Kundërshtari politik i yni ka nisur fushatën duke caktuar krerët e qarqeve, ndërsa ne kemi nisur duke caktuar disa detyra për strukturat e partisë dhe në këto kohë po caktohen drejtuesit e qarqeve”, tha Bardhi i ftuar në një studio televizive.

Ai theksoi se “nuk ka pasur asnjë vonesë nga procesi që kishim parashikuar”.

“Në qershorin e vitit të kaluar kemi pasur një proces për përzgjedhjen e kandidatëve. Për zona të caktuar mund të kemi shpallje më herët, por lista e plotë do të kalojë në këshillin dhe në kryesinë e PD-së sipas afateve ligjore që parashikon kodi Zgjedhor”, tha Bardhi. /m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.