Akuakultura/ Ministria e Bujqësisë, leje aktiviteti në 18 zona

TIRANË, 21 janar /ATSH/ Shëngjini, Durrësi, Vlora dhe Saranda janë 4 nënzonat kryesore për zhvillimin e akuakulturës në vendin tonë.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, përmes një projektligji të ri, ka përcaktuar dhënien e lejeve të aktivitetit për zhvillimin e akuakulturës dhe qirave të reja për këtë aktivitet, vetëm në zonat e caktuara.

Sipas relacionit që shoqëron këtë projektligj, “përcaktimi i zonave është thelbësor për të pasur një kornizë rregullatore dhe administrative kushtuar akuakulturës, për të siguruar një zhvillim të shëndoshë dhe të qëndrueshëm të sektorit”.

Për kategorinë e peshqve janë identifikuar në total 11 zona, me një shtrirje totale prej 117 816 km2, dhe një prodhim potencial total vjetor të vlerësuar në 63,649 tonë peshk, bazuar në kapacitetin mbajtës.

Ndërsa për kategorinë e molusqeve janë identifikuar gjithsej 7 zona me një shtrirje totale prej 108 791 km2. /e.xh/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.