ATHINË, 20 janar /ATSH-ANA/ – Një rrënojë e dukshme e epokës romake si dhe dëshmi të mbytjeve të tjera që datojnë që nga kohërat klasike dhe helenistike, janë gjetur në det pranë ishullit Kasos, sipas një njoftimi nga Ministria greke e Kulturës.
Sipas saj, zbulimi më i rëndësishëm është ai i anijes romake, që mbante amfora me vaj të përpunuar në Spanjë si dhe amfora afrikane të prodhuara në rajonin e Tunizisë së sotme.
Sipas gjetjeve, fundosja e anijes mund të datojë në një periudhë mes shekujve II-III pas Krishtit.
U identifikuan edhe tri anije të tjera, që transportonin amfora të bëra në Egjeun Verior në epokën helenistike (shekulli I para Krishtit), si dhe një që mbante amfora të bëra në Mendinën antike gjatë epokës klasike (shekulli V para Krishtit). /os/