Vijnë në jetë trinjakët nga Hasi, Manastirliu: Përfitojnë 360 000 lekë, më shumë se 65 mijë familje kanë përfituar bonusin e bebes

TIRANË, 20 janar /ATSH/ Gëzim i trefishtë për familjen nga Hasi, për ardhjen në jetë shëndosh e mirë të trinjakëve Marleo, Ajla dhe Anea në maternitetin “Koço Gliozheni”, bashkë me çekun e bebes 360 000 lekë të reja.

Manastirliu thekson se nga viti 2019 kur filloi programi universal i bonusit të bebes, më shumë se 65 000 familje të reja që janë gëzuar me fëmijë, kanë përfituar shpërblimin financiar për çdo të porsalindur, nga 40 000-120 000 lekë.

“Gëzim i trefishtë për familjen nga Hasi, për ardhjen në jetë shëndosh e mirë të trinjakëve Marleo, Ajla dhe Anea në maternitetin “Koço Gliozheni”, bashkë me çekun e bebes 360 000 lekë të reja”, shprehet Manastirliu.

“Nga viti 2019 kur filloi programi universal i bonusit të bebes, më shumë se 65 000 familje të reja që janë gëzuar me fëmijë, kanë përfituar shpërblimin financiar për çdo të porsalindur, nga 40 000-120 000 lekë”, deklaroi ministrja. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.