TIRANË 20 janar/ATSH/ Në vitin 2020, numërohen 1234 aksidente rrugore nga 1498 aksidente të ndodhura në vitin 2019, duke u ulur me 17.6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
INSTAT publikoi sot raportin e aksidenteve përgjatë vitit 2020.
Sipas INSTAT, numri i të aksidentuarve në vitin 2020, është 1598 persona nga 2044 persona, duke u ulur me 21.8 %, krahasuar me vitin 2019.
Në vitin 2020, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 181 persona nga 227 persona në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në vitin 2020, aksidentet rrugore, në 14.5 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit.
Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grupmosha 25–34 vjeç, duke zënë 30.1 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grupmoshë janë ulur me 2.9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. /r.e/