Tifanny Trump shkëmben unazat me milionerin libanez, Michael Boulos

UASHINGTON, 20 janar /ATSH/ – Tiffany Trump, 27 vjeçe, fëmija i vetëm i lindur nga martesa e presidentit Donald Trump me bashkëshorten e dytë Marla Maples, do të martohet me milionerin libanez Michael Boulos, 23 vjeç, shkruhet në faqen e internetit vanityfair.it.

Fejesa zyrtare u zhvillua dje në Shtëpinë e Bardhë, disa orë para largimit të ish-presidentit.

Tiffany ka postuar një foto të saj duke pozuar me bashkëshortin e ardhshëm përgjatë një prej kolonadave të Shtëpisë së Bardhë, duke thënë se ajo është e ngazëllyer për kapitullin tjetër të jetës së saj.

Tiffany dhe Michael u takuan në Greqi, në verën e vitit 2018, në klubin e Lindsay Lohan në Mikonos.

Që atëherë ata kanë përjetuar dashurinë nga distanca.

Ai, me origjinë nga një fshat i krishterë në Libanin verior, u lind në Teksas, u rrit në Nigeri dhe studioi Ekonomi dhe Financë në Londër./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.