Thirrja e tretë e IPARD II/ Fluks aplikimesh nga fermerët, edhe 5 ditë afat

TIRANË, 19 janar /ATSH/ Thirrja e tretë e programit IPARD II që financon grant deri në 60 % të vlerës së investimit në bujqësi mbyllet në datën 25 janar 2021.

Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, bën të ditur se, fermerëve dhe sipërmarrësit që duan të investojnë në sektorin e bujqësisë dhe agropërpunimit, kanë edhe 5 ditë kohë për të aplikuar në masat e mbështetjes që ofron ky program, ndërsa aplikimet janë çelur në 18 janar të këtij viti.

Sipas AZHBR-së ka një interes dhe fluks të shtuar aplikimesh, ndërsa shifrat pritet të rriten më tej edhe për 5 ditët që kanë mbetur.

Në thirrjen e tretë IPARD II financon 29.1 milionë euro në dy masa mbështetëse: Investime në fermë, për prodhimin qumështi, mishi, fruta-perime, vreshta dhe investime në përpunimin e fruta-perimeve.

IPARD II financohet nga Bashkimi Europian dhe qeveria shqiptare me rreth 94 milionë euro dhe mbështet me grante investimet në sektorin e bujqësisë. e.xh/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.