Shqipëri-Japoni, nxitje e bashkëpunimit ekonomik

TIRANË, 20 janar/ATSH/ Bashkëpunimi ekonomik mes Shqipërisë dhe Japonisë ishte në fokus të një takimi që zhvilloi sot ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj me ambasadorin e Japonisë në Tiranë, Mitsuyuki Takada.
Denaj priti në një takim kortezie ambasadorin e Japonisë, Mitsuyuki Takada, me rastin e fillimit të mandatit të tij në Shqipëri.
Ajo vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona, si dhe i shprehu ambasadorit Takada vullnetin për të çuar përpara bashkëpunimin ekonomik.
Japonia është një partner dhe donator i rëndësishëm për Shqipërinë, me rreth 380 milionë dollarë investime, në formë grantesh, asistencë për bashkëpunim ekonomik, kredi të buta etj.

/m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.