SHBA – Trump: Ishte një nder i madh të isha presidenti juaj

UASHINGTON, 20 janar /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump u largua sot nga Shtëpia e Bardhë disa orë para përfundimit të mandatit të tij, pa pritur pasardhësin e tij, Joe Biden.

Helikopteri presidencial, Marine One që tranportonte Donald dhe Melania Trump u ngrit pak pas orës lokale 08:15 që nga kopshti i Shtëpisë së Bardhë.

Duke mbajtur një fjalim të shkurtër, presidenti në ikje përmendi një mandat fantastik katër vjeçar që përfaqëson nderin e jetës së tij.

Në ditën e fundit të mandatit të tij, presidenti amerikan, Donald Trump, i cili foli nga baza ushtarake e Andrews, shprehu mirënjohjen e tij pas katër viteve të jashtëzakonshme në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti në ikje i SHBA-së, Donald Trump uroi pasardhësin e tij demokrat, Joe Biden për fat të mirë, nga pista në bazën ushtarake Andrew, pak para se të hipte për herë të fundit në Air Force One dhe të fluturonte për në Florida.

“Unë do të kthehem në një mënyrë apo në një tjetër”, premtoi miliarderi republikan, duke përshëndetur një turmë të vogël mbështetësish që erdhën ta përshëndetur atë./ /ec/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.