SHBA – Kamala Harris zyrtarisht zëvendëspresidentja e parë e SHBA-së

UASHINGTON, 20 janar /ATSH-AFP/ – Demokratja, Kamala Harris bëri sot betimin si zëvendëspresidente e SHBA-së, duke hyrë në librat e historisë si gruaja e parë, por gjithashtu si personi i parë me ngjyrë dhe me origjinë indiane që merr këtë funksion.

Ish-senatorja dhe ish-prokurorja 56 vjeçe, bëri betimin përballë gjyqtares së Gjykatës së Lartë, Sonia Sotomayor, me dorën në një Bibël që e mbante bashkëshorti i saj, Doug Emhoff./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.