UASHINGTON, 20 janar /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, i cili do të betohet sot, Joe Biden, do të nënshkruajë 17 dekrete presidenciale sapo të hyjë në Shtëpinë e Bardhë, të gjitha për të ndryshuar vendimet e Donald Trump, përfshirë kthimin e SHBA në Marrëveshjen e Klimës të Parisit si dhe çështjen me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, deklaruan këshilltarët e tij.
Nga Zyra Ovale, ai gjithashtu do të rrëzojë një dekret të diskutueshëm të imigracionit të miratuar nga paraardhësi i tij për të parandaluar hyrjen e shtetasve të vendeve me shumicë myslimane në SHBA.
Demokrati do të pezullojë gjithashtu ndërtimin e murit në kufirin meksikan dhe financimin e tij nga buxheti i Pentagonit, i cili ka shkaktuar beteja të hidhura politike dhe gjyqësore gjatë katër viteve të fundit. /os/