Rikonstruksioni i ndërtesave pas tërmetit/ Qeveria ndan fondet për bashkitë Tiranë e Kurbin

TIRANË, 20 janar/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për përdorimin e fondit të rindërtimit, në masën 1 561 260 803 lekë, për financimin e riforcimit të njësive të banimit në ndërtesa (pallat), të cilat janë klasifikuar si objekte të pabanueshme ose të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para, por kanë nevojë për punime rikonstruksioni ose riparime, nga bashkitë Tiranë dhe Kurbin.

Sipas këtij vendimi, bashkisë Tiranë i transferohet fondi në masën 840 575 731 lekë, ndërsa bashkisë Kurbin fondi në masën 720 685 072 lekë.

Vendimi parashikon edhe përdorimin e fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2021, në masën 312 252 160 lekë, për financimin e riforcimit të njësive të banimit në ndërtesa (pallat), të cilat janë klasifikuar si objekte të pabanueshme ose të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para, por kanë nevojë për punime rikonstruksioni ose riparime, nga bashkitë Tiranë dhe Kurbin.

Për këtë, bashkisë Tiranë i transferohet fondi në masën 168 115 146 lekë, në formën e transfertës së pakushtëzuar, ndërsa bashkisë Kurbin i transferohet fondi në masën 144 137 014 lekë, në formën e transfertës së pakushtëzuar./m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.