Parashikimi i motit, 20 janar 2021

TIRANË, 20 janar/ATSH/- Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e mërkurë parashikohet i kthjellët, me shtim gradual vranësirash duke u nisur fillimisht përgjatë vijës bregdetare dhe për t’u shtrirë më pas në të gjithë territorin.

Parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët në mesditë në pjesën veriore dhe pjesërisht në bregdetin perëndimor, në pasdite reshje shiu me intensitet të ulet në jugperëndim-jug  të vendit.

Gjithashtu, parashikohet borë e izoluar në veri-verilindje dhe mjegull e dendur nëpër lugina. Për shkak të temperaturave të ulëta, parashikohen ngrica të forta në akset rrugore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje -jugperëndim 1-10 m/sek dhe përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore deri në 15-18 m/s, duke u pasuar nga valëzim i forcës 2 deri 4 ballë kryesisht në Jon.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër -0/9 Diell shi
Kukës -2/4 diell shi/bore
Lezhë 2/10 Diell shi
Dibër -5/3 diell shi/bore
Durrës 2/13 Diell shi
Tiranë 0/13 diell re
Elbasan 1/10 diell re
Berat -4/12 diell re
Vlorë 3/13 diell shi
Korçë -7/2 diell re
Gjirokastër -3/11 diell re
Sarandë 4/14 diell shi

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.