LONDER, 20 janar /ATSH-DPA/ – Universitetit të Oksfordit i është dhënë një grant 100 milionë sterlina (136 milion dollarë) për të krijuar një qendër të re kërkimore që adreson problemin e rezistencës mikrobike ndaj antibiotikëve.
Instituti i ri ”Ineos Oxford” do të marrë fonde nga ”Ineos”, një kompani e prodhimit të kimikateve.
Përveç zhvillimit të barnave për përdorim njerëzor dhe kafshësh, qendra do të punojë gjithashtu për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të promovuar përdorimin e përgjegjshëm të barnave antimikrobike.
“Një veprim urgjent bashkëpunues është i nevojshëm për të parandaluar që mikrobet e zakonshme të zhvillojnë rezistencë ndaj ilaçeve, duke e bërë trajtime të tilla si kimioterapia shumë të rrezikshme”, tha universiteti në një deklaratë.
Zëvendëskancelarja e Universitetit, Louise Richardson mirëpriti grantin bujar, i cili, sipas saj, ishte një shembull i institucioneve publike dhe private që punojnë së bashku për të adresuar problemet globale. /os/